Sporti

Ky është kundërshtari i radhës i Joshuas, nuk është Wilder e as Fury

12/08/2019 09:58
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Organizatës Botërore të Boksit, Francisco Varcarcel, e ka urdhëruar Anthony Joshuan ta mbrojë titullin në divizionin WBO kundër sfiduesit mandatar Oleksandr Usyk, pas triumfin në rimeçin e së shtunës kundër Andy Ruiz Jr.

Anthony Joshua për të dytën herë është shpallur kampion bote në boks në peshat e rënda.

Me vendim unanim të gjyqtarëve, britaniku ka mposhtur Andy Ruiz Jr në meçin e madh të zhvilluar në Arabinë Saudite, duke rikthyer titujt e humbur.

Por pak pasi Joshua e shijoi hakmarrjen, presidenti i WBO-së theksoi se 30-vjeçari duhet të luftojë ndaj ukrainasit Usyk brenda 180 ditëve.