Lajme

Ky është kompromisi që Thaçi do ta bëjë me Serbinë

06/03/2018 21:18
nga:A. R.

Bekim Qollaku, shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ka pranuar publikisht se shteti i Kosovës ka bërë dhe do të bëjë kompromise me Serbinë në procesin e dialogut.

Paralajmërimi për kompromise të reja, nga këshilltari i presidentit ka ardhur në kohën kur pritet siç po quhet nga pushtetarët nisja e fazës finale të dialogut Kosovë Serbi.

Analisti politik Haki Abazi po konsideron se një hap i tillë është jashtëzakonisht i rrezikshëm për Kosovën.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Abazi ka thënë se pas të gjitha kompromiseve të bëra, ky i fundit i paralajmëruar nga Thaçi, është dhënia e Trepçës në pronësi të Serbisë

Haki Abazi, analist politik

“Kompromis i radhës pas asociacionit dhe kontrollit serb te resurseve ne veri, integrimit të paramilitarëve në sistemin policor të Kosovës, formimin e kompanisë se telekomunikacionit dhe energjetikës duke i shkelur te gjitha ligjet e vendit. Tash është faza e fundit e qe është, që ai të ia nënshkruaj Serbisë Trepçën dhe kontrollin e saj. Kjo është pagesa e faturës qe ai hyri ne borxh që nga Rambuje dhe vazhdoi gjatë gjithë periudhës se shtet formimit.“ ka thënë ai.

Abazi ka shtuar se Thaçi po e dëshmon se asnjëherë nuk ka qenë lojtar i Kosovës, por realizues i planeve të tjera, e që nuk lidhen me shtetësinë e Kosovës.

“Kjo në vete përben një rrezik të jashtëzakonshëm. Thaçi po vërteton qe nuk ka qenë lojtar i Kosovës por realizues i planeve që nuk kane të bëjnë me procesin e shtet formimit. Ai po flet për kompromisin me Serbinë thuaj se ato qe ka bërë deri tani nuk kanë qenë kompromise. Ky është një tentim për te dale prej izolimit qe e ka vendosur vetën dhe vendin.” ka thënë ai.

Abazi ka thënë se beson që LDK nuk do i jap votën Thaçit që ai të udhëheq me bisedimet dhe vetëm kështu do ta shpëtoj Trepçën dhe Kosovën nga destabilizimi./GazetaBlic/