Showtime

Ky është komenti i Nora Istrefit për këngët e Elvana Gjatës (FOTO)

02/13/2018 20:46
nga:L I

Ka pak ditë që Elvana Gjata ka lansuar albumin e saj më të ri, “3”, shkruan GazetaBlic.

Album ky i cili përbëhet nga gjashtë këngë në version akustik. “Më fal”, “Gjërat kanë ndryshuar”, “Veç një pikë”, “Xheloz”, “Ti Shqipëri më jep nder”, “Festojmë” janë këngët e këtij albumi, këngë këto të gjitha të punuara nga Pirro Çako dhe Darko Dimitrov.

Përveç fansave nga të cilët kishte mbështetjen më të madhe, nuk mungoi as mbështetja nga kolegët e saj këngëtarë.

Nora Istrefi ka qenë një nga ata që ka komentuar albumin e këngëtares në llogarinë e saj.

“Eli ti je fantastike” ka qenë komenti i Nora Istrefit.

Janë bërë gjashtë muaj që nga lansimi i dy projekteve të fundit të Nora Istrefit. “Gabime” në bashkëpunim me reperin Gjiko, si dhe bashkëpunimi tjetër me bashkëshortin e saj, Robertin, kënga “S’ka inat”./GazetaBlic

02/24/2018 08:25

Nëna e Afërdita Dreshaj si ‘çikë’ e re (FOTO)