Sporti

Ky është klubi i ri i Rey Manaj

01/17/2017 12:52
nga:Y.K

Rej Manaj do të jetë përforcimi më i fundit i Pizës. Sulmuesi kuqezi ka vendosur të kalojë në klubin e Serisë B duke iu bashkuar Edgar Çanit dhe Samir Ujkanit. Gjatë pjesës së parë të sezonit 19 vjeçari u aktivizua tek Peskara por nuk i plotësoi pritshmëritë tek skuadra bardhekaltër.

Tashmë është thuajse zyrtare pasi mungon vetëm firma mbi kontratë. Rey Manaj do të jetë përforcimi më i fundit i Pisës në Serinë B italiane. Lajmin e konfirmojnë media të ndryshme në gadishullin duke shtuar se sulmuesi i kombëtares do të kryejë shumë shpejt edhe vizitat mjekësore, këto të fundit një proçedurë standart që i paraprin nënshkrimit të marrëveshjes. Natyrisht formula do të jetë ajo e huazimit, pasi të drejtat e lojtarit i disponon Interit. Në këtë mënyrë 19 vjeçari do ti bashkohet tek skuadra zikaltër Edgar Çanit dhe Samir Ujkanit dhe do të drejtohet nga një emër i njohur i futbollit botëror si ish milanisti Ivan Gennaro Gattuso.

Lushnjari në këtë sezon u aktivizua tek Pescara, por aventura tek delfinët nuk shkoi sipas parashimimeve, vetëm dy gola të realizuar dhe një paraqitje në tërësi jo e nivelit të pretenduar, sidomos nga trajneri Massimo Oddo. Madje me këtë të fundit nuk munguan as debatet. Gjatë kësaj hapësire të merkatos u përmendën disa destinacione si Las Palmasin në Spanjë, Benevento apo edhe Chievo, por me sa duket Manaj u bind nga Ujkani e Çani që ti bashkohej Pisës. Tashmë e pret një aventurë e re me skuadrën nga Toskana.

09/21/2018 18:37

”PISA 2018” mban nën ethe Kosovën