Sporti

Ky është klubi i ri i Ancelotti

10/24/2017 14:07
nga:Y.K

Carlo Ancelotti do ta zëvendësojë Luiz Felipe Scolari si kryetrajner te Guangzhou Evergrande në Superligën e Kinës.

Scoalri i ka prirë skuadrës së tij drejt titullit të shtatë radhazi, kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit atje.

Braziliani do ta lë këtë klub në ndeshjen e fundit, prandaj drejtuesit e saj janë të interesuar që ta arrijnë marrëveshjen me Ancelotti, shkruan Nanfang, përcjellë Klan Kosova.

Ish menaxheri i Bayern do të marrë detyrën kah mesi i nëntori, kurse thuhet se në parim tashmë është pajtuar për kontratën me Guangzhou.

11/18/2017 14:55

Ancelotti i përgjigjet ofertës nga Italia