Sporti

Ky është klubi më i mirë në Kosovë sipas renditjes së UEFA-s

08/03/2019 11:56
nga:M K

UEFA gjatë ditës së sotme ka publikuar renditjen më të re në rang klubesh, derisa FC Drita vazhdon të jetë klubi më i mirë nga Kosova.

Ish-kampionët e vendit nuk kanë ndryshuar fare pozitë (372) dhe me koeficient prej 1,500 del të jetë skuadra më e mirë nga Kosova në Evropë.

Shtëpia e Futbollit Evropian ka publikuar listën e re, por që çuditërisht ende nuk figuron Feronikeli, klubi tjetër kosovar që pati suksesin e njejtë sikurse gjilanasit në edicionin e kaluar.

“Industrialistët” kaluan turin parakualifikues në Evropë, ndërkohë që u eleminuan në turin e parë të Ligës së Kampionëve nga TNS dhe në turin e dytë të Ligës së Evropës nga Slovan Bratislava.

Ndërkohë pas Dritës vjen Prishtina e cila gjithashtu nuk ka ndryshuar pozicion edhe pse ishte eleminuar qysh në rundin paraeleminator të Ligës së Evropës.

Kryeqytetasit tani renditen në pozitën e 402 me 1,250 koeficient, ndërsa Trepça ’89 renditet në pozitën e 447-të me 0,500 koeficient.

Renditja e re e UEFA-s bëhet pas tre muajsh.

09/14/2019 16:53

Gol në çastet e fundit të pjesës së parë në derbin Drita-Feronikeli, mësoni rezultatet komplete