Sporti

Ky është klubi i parë i Premierligës që arrin marrëveshje me lojtarët për uljen e pagave

04/09/2020 21:22
nga:Lorik J

Southampton është klubi i parë i Premier League që ka arritur një marrëveshje me lojtarët e tij për uljen e pagave.

Ulja e pagave do të shtrihet gjithashtu te trajneri, Ralph Hasenhuttl dhe stafi i tij, si dhe për të gjithë menaxherët, dhe do të mbetet në fuqi deri në qershor, përcjell GazetaBlic.

Premier League ishte përpjekur të arrijë një marrëveshje kolektive me të gjithë lojtarët e ligës angleze për një ulje të pagës prej 30%, por kjo rezultoi pa sukses.

Ky propozim që ishte refuzuar nga sindikata e lojtarëve. Për momentin nuk dihet se sa do të zvogëlohet paga e lojtarëve të Southampton, por lojtarët dhe klubi kanë tashmë një marrëveshje.

/GazetaBlic/