Lajme

Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës

02/15/2020 12:35
nga:Gazeta Blic

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka mbledhur sot kryesinë, me ç’rast Nexhmi Rudari është zgjedhur kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës.

Mësohet se në këtë takim është parë duke hyrë edhe ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, i cili dha dorëheqje për shkak se mori pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme.

Mbledhja ka filluar rreth orës 11:00 dhe ka zgjatur një orë. Pak para se të fillojë mbledhja, Rudari ka bërë të ditur për Klan Kosovën se në takimin e sotëm do të shqyrtohen propozimet e mundshme që kanë ardhur edhe prej nëndegëve të terrenit.

06/29/2020 18:54

Paralajmëron zyrtari i LDK-së: Edhe PDK po futet në Qeverinë e Kosovës, Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq po duan ta ndajnë Kosovën