Është caktuar referi zyrtar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.
Ndeshja mes Bayern Munich dhe PSG do të luhet të mërkurën në Allianz Arena dhe gjyqtari kryesor për këtë takim do të jetë spanjolli, Antonio Mateu Lahoz, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjyqtari spanjoll ka referuar katër ndeshje të Bayern Munich. Skuadra gjermane ka pasur rezultate pozitive sa herë ka referuar spanjolli duke fituar tri ndeshje dhe humbur vetëm një pikërisht ndaj PSG 0-3 në kuadër të grupeve në vitin 2017, kurse fitore ka shënuar ndaj Lyon,Benfica dhe Viktoria Plzen.
Gjermanët janë në kërkim të mbrojnë titullin e Ligës së Kampionëve të fituar sezonin e kaluar.
/GazetaBlic Sport


