Sporti

Ky është gjyqtari i finales së botërorit

07/12/2018 20:38
nga:Y.K

Referi argjentinas, Nestor Pitana, do ta referojë finalen e Kupës së Botës “Rusia 2018” mes Francës dhe Kroacisë.

Në këtë Botëror ai iu ka referuar të dyja kombëtareve, Kroacisë në 1/8 e finales në triumfin në penalti ndaj Danimarkës, dhe Francës në fitoren 2:0 ndaj Uruguait në çerekfinale.

Ai po ashtu ka gjykuar në ndeshjen e parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, dhe në atë mes Meksikës dhe Suedisë.

Ndërkaq, ai në finale do ta ketë ndihmën e asistentëve po ashtu argjentinas, Hernán Maidana dhe
Juan Pablo Bellat.

Zyrtar i katërt do të jetë holandezi, Bjorn Kuipers, ndërsa i katërt, bashkëvendësi i tij, Erwin Zeinstra.

07/16/2018 21:39

Ky është dënimi që i pret personat që kanë hyrë në fushë në finalen e Kupës së Botës