Lajme

Ky është dokumenti kur Hashim Thaçi e kishte nënshkruar shkarkimin e Nekibe Kelmendit

03/25/2020 15:10
nga:N.K

Tashmë e ndjera, Nekibe Kelmendi, që ishte minsitre e Drejtësisë në Qeverinë e Hashim Thaçit sot u bë temë në foltoren e Kuvendit.

Ajo ishte shkarkuar nga posti i saj bashkë me dy ministra të tjerë të LDK-së, njofton Klan Kosova.

Ishte ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ai që e solli në temë Kelmendin duke thënë se Isa Mustafa nuk reagoi fare kur ajo iu shkarkua nga Thaçi, por se inicio mocion kur një ministër iu shkarkua nga Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

Por, kundërpërgjigje i dha shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi, që tha se shkarkimi u bë me kërkesë të LDK-së.

Në këtë dokument shihet shkarkimi i ish-ministres i nënshkruar nga Hashim Thaçi.

09/28/2020 21:06

Haxhiu: Arrestimet e fundit janë arsyetime nga Specialja për publikimin e aktakuzës ndaj Thaçit