Lajme

Ky është bashkëpunëtori i Pacollit që u rrëzua te varri i Ibrahim Rugovës

01/21/2018 16:34
nga:M H

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në përvjetorin e 12-të të vdekjes së Ibrahim Rugovës, konsideron se ish-presidenti ka qënë udhëheqës politik i cili ka lënë gjurmë dhe nuk ka një të dytë.

Thotë se Rugova është shndërruar në një njëlloj marke identifikuese e shtetit tonë.

Në nderim të tij, Pacolli ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova. Por, në media u raportua rrëzimi i mysafirit të Pacollit. Një zyrtar i huaj dhe bashkëpunëtor i tij, pak para se të mbërrinte te varri i Rugovës është rrëzuar në akull.

“Presidenti ynë është i posaçëm, i papërsëritshëm”, ka shkruar në FB ministri i Jashtëm.

Në fotografinë e postuar në Fb shihet se Pacolli bashkë me zyrtarin e huaj kanë vizituar edhe familjarët e Rugovës.

 

05/19/2018 02:09

BMW konfirmon gjeneratën e re të X5 për shtator