Lajme

Ky është 26 vjeçari gjilanas që humbi jetën në aksident me motor

04/10/2020 14:35
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka njoftuar për humbjen e jetës së 26 vjeçarit Debatik Huruglica, nga aksidenti me motor.

Ismajli ka shkruar se ky është një lajm i trishtië për komunën e Gjilanit dhe për familjen Huruglica, raporton Gazeta Blic.

“I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme në aksident motorristik të Debatik Dritëro Huruglica. Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, qe sikurse shkreptima e natës kur vjen, prishi qetesinë e familjes Huruglica, miqve, atyre qe e kanë njohur dhe të gjithë qytetarëve! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe për të gjithë qytetin tone! Lutjet shkojnë për shpirtin e Tikit që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!”, ka shkruar ai.

Rastin e vdekjes e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

“Është sjellë në spital pa shenja jete” ka thënë ai.

Kurse edhe policia është duke zhvilluar hetimet për mënyrën sesi ka ardhur deri tek aksidenti i cili përfundoi me fatalitet.

“Ka ndodhur një aksident me lëndime të rënda në mes një motoçiklete dhe një veture. Vozitësi i motoçikletës është dërguar në spital me lëndime të rënda. Jemi në pritje të raportit që sjellin njësitë përkatëse” ka thënë ai.