Opinion

Ky episodi i sotëm me FSK-në dhe NATO-n është axhamillëk i llojit të vet!

02/26/2020 23:31
nga:Adriatik Kelmendi

Shkruan: Adriatik Kelmendi

Kryeministri Kurti duhet ta pyesë veten se çka përfiton Kosova nga problematizimi i një marrëdhënieje speciale ndërmjet të NATO-s dhe Ushtrisë sonë?! Përgjigja është: Asgjë, por të humbë mundet shumë.

NATO-ja ndodhet në Kosovë me mandat të Rezolutës 1244 te KS të OKB-së.

Mezi është gjetur interpretim ligjor që edhe pavarësia të shpallet nëpërmjet të 1244-shit.

Edhe ligjet e transformimit të FSK-së janë kundërshtuar nga NATO-ja, për shkak të 1244-shit, por nuk është bërë e madhe për shkak të mbështetjes së njëanëshme që e dha Amerika.

Duke çprushur vetë liderët e Kosovës në këto çështje delikate, vetëm sa nxisin naivisht kthimin në diskutim të zbatimit të 1244-shit nga shtetet që nuk ia duan të mirën Kosovës e mezi s’presin.

E pse? Për inate që kanë me njëri-tjetrin!

Edhe nëse ka pasur dyshime se a ka qenë sekret ose jo letërkëmbimi i Thaçit dhe Rasmussenit, Kurti do të kishte mundur të priste së paku deri në një takim të tyre si Kryeministër e President për ta qartësuar.

Inshalla nuk bëhet edhe më e madhe kjo çështje se sa shkarje miope e kryeministrit të ri, se pasojat mund të jenë jo të mira për vendin!
Aman koncentrohuni në punë e tejkaloni inatet.

03/19/2020 22:29

Adriatik Kelmendi del me një “version” për tejkalimin e krizës politike: Koalicioni VV-LDK të kthehet në “pikën zero”