Kuvendi Komunal i Podujevës, është konstituuar sot, derisa asambleistët e rinj kanë dhënë betimin në një ceremoni solemne.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka emëruar shef të asambleistëve në Podujevë, asambleistin, Valon Demolli.
Demolli kishte dalur asambleisti më i votuar nga kjo parti, teksa bartësi i listës, njëherit edhe kandidat për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, duket se nuk do të ushtrojë pozitën në asamble komunale.
LDK ka arritur të fitojë më së shumti asambleistë në Podujevë; 14 sosh.