Sporti

Ky do të jetë drejtori sportiv i Milanit

06/12/2019 10:37
nga:Lorik J

Milan pritet të nënshkruajë me ish-drejtorin sportiv të Romës, Frederic ‘Ricky’ Massara.

Rossonerët kanë qenë në pozitë të pazakontë në start të merkatos së verës, pasi Leonardo dha dorëheqje nga posti i drejtorit sportiv, shkruan GazetaBlic.

Massara ishte njeriu i djathtë i Monchit dhe pastaj mori rolin kryesor pasi spanjolli dha dorëheqjen në mars.

Ai kishte qenë në Romë që nga viti 2011, megjithëse ishte larguar shkurtimisht në vitin 2017.

Ndërkohë, trajneri i Sampdorias, Giampaolo pritet të emërohet të premten në mëngjes.

/GazetaBlic/