Lajme

Ky djalosh i mbijetoi sulmit të peshkaqenit, ariut dhe të gjarprit

04/23/2018 13:40
nga:M H

Dylan McWilliams është veëtm 20 vjeç por tashmë ka përjetuar shumëçka, për të qenë falënderues që ende është gjallë.

Njeriu i cili së fundmi i ka mbijetuar sulmit të peshkaqenit derisa po bënte ‘surfing’ në brigjet e Haëai, është përballur edhe hera të tjera me egërsirat e natyrës, transmeton GazetaMetro.net

Përpos sulmit të peshkaqenit, ai i ka mbijetuar edhe një përballje me ariun, e para kësaj e kishte kafshuar edhe gjarpri.

Ditë më parë derisa po surfotne mbi ujë, nga thellësia e oqeanit erdhi nja peshkaqen që besohet të ketë qenë në mes 1,8 dhe 2,4 metra, i cili e kafshoi në këmbë.

McWilliams i cili në fakt është instruktor shpëtimi në ujë, arriti të notonte 30 metra dhe të dilte në breg edhe pse ishte lënduar rëndë.

 

Një kalimtar rasti që e kishte parë rastin, e kishte thirrur ndihmën e shpejtë.

“Nuk e dija nëse kam mbetur pa gjysmën e këmbës”, thotë McWilliams.

Ky ishte sulmi i tretë nga kafshët e egra, në 4 vitet e fundit.
Vitin e kaluar ai shkoi në një kamping në natyrë në shtetin e Colorados. Derisa po flinte në shator, atë e sulmoi një ari i zi që ia kishte vënë të dy këmbët mbi kokë.
Shtëpi ashtu që filloi të godiste ariun po në kokë.

“Ish në vendin e gabuar, në kohën e gabuar”, thotë ai.
Disa vjet më parë gjatë një shëtitje në pyll në shtetin Utah, atë e kishte kafshuar gjarpri me zile. Për fat nuk ishte kafshim i plotë, andaj Dylan fatlum kishte shpëtuar nga pasojat e rënda që mund të pësosh nga ai helm vdekjeprurës. Kishte qëndruar disa ditë në spital dhe ishte shëruar.

“Nuk e di a jam me fat, apo vërtetë nuk kam fat” ka thënë McWilliams.

 

 

10/01/2018 19:53

Qytetarin e pyesin nëse i pëlqen Rita Ora apo Dua Lipa, por përgjigja e tij është epike – ja çka thotë!