Showtime

Ky detaj tregon për largimin edhe të një anëtari tjetër nga “On Records” (FOTO)

03/14/2018 15:17
nga:L I

Si duket largimet nga “On Records” nuk kanë të ndalur, shkruan GazetaBlic.

Janë bërë dy muaj që kur Mozzik dhe Getinjo janë larguar nga labeli, por duke bërë që kontratën ta ndërprejnë pa paralajmërim, atëherë kompania ka vendosur që t’i hedhë në gjyq, madje është përfolur se ish menaxheri i tyre i ka paditur ata edhe kërkon dëmshpërblim prej 1.4 milion eurove.

© Mozzik [Instagram]

Ditë më parë në një prononcim për GazetaBlic, Met Elshani tha se është mbajtur seanca për parashtrimin e lëndës dhe se Mozik e Getinjo nuk kanë qenë prezent. Ndër të tjerash ai tha se pret që drejtësia të bie në vend.

Por, siç duket gjërat nuk po shkojnë mirë për këtë kompani!

© Enis Bytyqi [Instagram]

Një anëtarë tjetër që duket se është larguar është dhe Enis Bytyqi, edhe pse ende nuk është bërë zyrtare një gjë e tillë, por ai nga profili i tij në Instagram ka hequr fare emrin e kompanise dhe të gjitha të dhënat e menaxhmentit./GazetaBlic

09/16/2018 15:20

Sot me miliona klikime, dikur e kishte ‘dysh’ në lëndën muzikore