Lajme

Ky deputet i PDK-së po përkrahë idenë e Presidentit Thaçi për ‘korrigjim’ të kufijve!

10/31/2018 17:08
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka folur sot në Kuvendin e Kosovës, ku, po mbahet seanca e jashtëzakonshme në lidhje me çështjen e dialogut.

Beqa i ka dalë në mbrojtje ish-kryetarit të partisë së tij, Hashim Thaçi duke kritikuar kështu veprimet e opozitës për procesin e dialogut me Serbinë.

“Pse nuk po i komentoni veprimet e Vuçiqit që çdo ditë po del me deklaratë duke thënë se veriu do të jetë i Serbisë, po po merreni me deklaratat e presidentit i cili po kërkon me bashku Luginën me Kosovën”, ka thënë Beqa, përcjell Gazeta Blic.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Deputeti i PDK-së ka thënë se Presidenti nuk po flet për ndarje të Kosovës, por për korrigjim.

Sipas tij deputetët e opozitës kanë inate personale me të parin e vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se duhet të ketë unitet për gjetur zgjidhje për dialogun Kosovë- Serbi dhe sipas tij duhet të ketë bashkim të Kosovës me Luginën.

Kuvendi i Kosovës është rikthyer pas pauzë për të vazhduar seancën e jashtëzakonshme, duke vazhduar debatin në pikën ku kishte mbetur.

Në këtë seancë po diskutohet për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

/GazetaBlic/

01/23/2019 17:40

Demhasaj: Taksa do të hiqet ndaj Serbisë, ky do të jetë efekti i saj për vendin. Marrëveshja nga dialogu e çon vendin në zgjedhje!