Lajme

Kuvendi se ndal Thaçin për kufijtë

04/15/2019 12:57
nga:L H

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë propozim rezolutën në lidhje me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Për shkak të mungesës së kuorumit nuk u votua as propozim-rezoluta lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës dhe propozim-rezoluta lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për 51 pika të rendit të ditës të papërfunduara të datave 30 janar, 28 shkurt, 7, 12 dhe 13 mars.