Lajme

Kuvendi: Nesër në ora 10:00 vazhdon seanca konstituive

04/24/2025 16:15
nga:G B

Nesër (25 prill) do të vazhdojë seanca konstituive të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.

Kuvendi ka njoftuar se seanca do të vazhdojë nga ora 10:00.

Kjo do të jetë përpjekja e gjashtë për konstituim të Kuvendit, pas pesë tentativave të dështuara.

Albulena Haxhiu është kandidatja e propozuar e VV-së për kryetare të Kuvendit, e cila ka arritur t’i marrë vetm 57 vota, duke mos arritur të zgjedhet kryekuvendare./Gazeta Blic/