Lajme

Kuvendi miraton Projektligji për mbrojtjen e të dhënave personale

09/14/2018 14:06
nga:Gazeta Blic

Kuvendi i Kosovës kaloi në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Me 60 vota pro dhe 1 abstenim, ky projektligj u miratua në parim.

Pas një pauze disa minutëshe, Kuvendi ka filluar punimet në seancën me 40 pika në rend të ditës ku në sallë janë 63 deputetë.

Deputetët të pranishëm në sallë po diskutojnë projektligjet që parashihen të votohen sot në seancë.