Lajme

Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit

09/29/2024 17:13
nga:G C

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të hënën, më 30 shtator 2024, në orën 10:00.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Komuna e Prishtinës, mbledhja do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Kryeqytetit.

Në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë: propozim-vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025.

“Kuvendi i Kryeqytetit thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kryeqytetit, e cila do të mbahet më 30.9.2024, dhe do të fillojë në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Kryeqytetit. Rendi i ditës: Propozim-vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025”, thuhet në njoftim.