Lajme

Kuvendi i Kosovës nis seancën me një minutë heshtje për tragjedinë e autobusit të Maqedonisë Veriore

11/23/2021 14:34
nga:Q R

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minut heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari, ku vdiqën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut, shumica nga ta shqiptarë, shkruan Gazeta Blic.

Kryetari Konjufca para fillimit të seancës tha se të gjithë janë tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik.

“Të gjithë jemi tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Për këtë arsye po ju thërras t’i nderojmë të gjitha viktimat me një minut heshtje”, tha Konjufca.

“Ah motër”, politikani tjetër shqiptar me fjalë prekëse për familjarët që humbën jetën në aksidentin tragjik