BLIC.TV

“Kuvendi i karrigeve nuk do të përsëritet në LDK”

05/24/2019 22:12
nga:A. R.

Deputeti Arben Gashi I ka quajtur rrahjet dhe përplajet në degën e Mitrovicës sporadike dhe tashmë të kaluara.

Sipas tij pavrësisht zhvillimeve të rënda politike në Kosovë por edhe në LDK faza e rrahjeve dhe përplasjeve nëpër degë ka kaluar.

“Tash jemi në një fazë të re ku të gjithë jemi më të pjekur, më të vetedijshëm ka qenë process edukimi edhe për ne – në politikë me kalimin e kohës edhe edukohesh sepse jeta të mëson sfida, të mëson se duhet ta pranosh mendimin e tjetrit dhe marrjen e përgjegjësive për veprimet apo mos veprimet e tua. Rasti në Mitrovicë është sporadic dhe nuk do të përsëritet dhe do të anagzhohemi që kjo mos të ndodh dhe krejt faktorët kresorë në LDK po punojën që kjo mos të ndodh dhe të menaxhohet mirë dëshira e madhe e nxjerëzve që të vijnë në LDK dhe atyre t`ju ipet mundësia ta thonë mendimin e lirë të tyre politikë”, thotë Gashi në Blic Interiew, shkruan GazetaBlic.

Intervista e plotë e deputetit Gashi për Blic Interview me Astrit Gashi