• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kurti në negociata nuk mund të ketë sukses, nëse sillet si në një tavolinë suedeze, thotë Haziri

12/10/2022 21:39
nga:Astrit Gashi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri , i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, duke folur për planin franko-gjerman, për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, tha se planin si dokument fizikisht nuk e ka parë.

“Planin e parë e kemi parë e kemi nda vet, Kryeministri e ka ndarë dhe përditësimi i dokumentit nuk presim të ketë diçka tjetër, pos komentet e palëve sepse është kërkuar që palët të japin komente. Dhe janë larguar nga tavolina planet tjera, nuk ka plane tjera, nuk ka as plan gjashtë pikësh të Kurtit e as dokument që qeveria e Serbisë eventualisht e ka nën tavolinë apo diçka tjetër….. Kemi një dokument që ka marrë komentet e palëve. Ne i kemi parë komentet e kryeminsitrit, i ka bërë vërejtjet parimore aty ku e ka parë në lexim e ka bërë që duhet të ketë përmbajte, terminologji ose .. kryesisht kanë të bëjnë me atë që i ka kërkesa politika e Kosovës, sepse një dokument i përbashkët ndërtohet mbi parimet që palët të parat të mos e hudhin në shikim të parë që kishte tendencë nën Beograd të largohet në shikim të parë dhe në Prishtinë. Kurti i ka marrë me një hezitim të madh, Kurti e ka pranuar doukumentin kur ka thënë JO Vuciqi. Atëherë është bind që dokumenti nuk qenka aq i keq dhe ka filluar ta trajtoj më seriozisht kështu që dokument si i tillë është në konfidence për publikun”, tha Haziri

I pyetur se cka ka thënë Kosova në dokument në lidhje me cështjen e Asosciacionit, Haziri tha se dokumenti si i tillë në një pjesë të tij i ka problemet e hapura.

“Kryeminsitri Kurti është duke trajtuar Asociacionin e Komunave Serbe dhe ekipi tij i ka dy dokumente në tavolinë që të tjerët i kanë punuar me ekipe të Kosovës, por marrëveshja kërkon që ekipi i qeverisë duhet ti punoj ekipi i kryminsitrit që është ndër sektorial dhe aty thuhet edhe përmbajtja sa do të jenë serbë sa shqiptar… për një OJQ , një OJQ që do të ketë të drejta dhe këto kufizime. Dhe ai shkon në Gjykatë dhe nëse nuk bën e largon përgjegjësinë poltike nga Qeveria dhe nëse Gjyata thotë PO ai dokument prapë kthehet në Bruskel në vendi ne origjinës për negociom. Njerëzit që nuk punojnë nuk negociojnë për të drejta, kanë me negociu për territore, ky është parim që askush nuk mund ta thejë dhe njëri prej rasteve më të njohura në botë jemi ne. Ata që kanë refuzuar të flasin për të drejat për ne, janë detyruar të na njohin territorin. Nuk duhet të lejojmë ne të ikim nga negocimi për të drejta e mandej të vijmë në një pozitë për të negociuar për territore. Atëhërë rrëshqet Kosova drejt një qiprizimi të një situate krejt të re, të pa menaxhueshme, të papranueshme, nuk po flas për bosnjëzim sespe Escobar po punon për rregullimin e brendshëm të Bosnjës, amerikanët janë të foksuar të përmirësojnë Dejtonin. Por në rastin tonë vetëm kokëfortësia jonë që mos të flasim për të drejta ka me detyru kryeminsitrin të flas për territore”, tha Haziri.

Në konstatimin se plani franko-gjerman nuk parasheh njohjen de jure të Kosovës nga ana e Serbisë, Haziri tha se asnjë dokument deri me tani nuk e ka paraparë njohjen.

“Edhe çështjet e hapura të gjitha i kanë vështirësite e veta, statuti i asociacionit cëshjte a pronave dhe kishave ortodoske pronat publike e private për të zhvendosurit. Tani këto janë prona toka që do të negociohet për secilën vec e vec Njohja duhet synuar deri në fund, është cëshjte e negociatave duhet të tregojmë ( Kurti) kapacitet tash. Z Kurti edhe më tutje vet po e udhëheq dialogun, e ka një ekip të qeverisë që e ka ndërtuar me këshilltar të jashtë, dhe e ka Kuvendin dhe opozitën dhe ky është formati i delegacionit të Kosovës”, tha Haziri.

I pyetur se a ka kryeministri Kurti mandat për të themeluar Asociacionin, Haziri tha se asociacioni nuk mund të bëhet pa draftimin e statutit.

“Kurti në negociata nuk mund të jetë i suksesshëm për një marrëveshje gjithëpefshirëse, nëse sillet si në një tavoliën suedeze sic po thotë ai. Sepse edhe pala tjetër sillet edhe më ashpër se ti. Nëse ka synim për normalizim, mbështetja është shumë e madhe. Asnjëherë nuk kam besuar që nga viti 2010 2013 që Serbia do të jetë në një pozicion për ta njohur Kosovën si pasojë e presioneve ndërkombëtare. Serbia presion më të madh ndërkombëtar sesa në Rambuje nuk do të ketë kurrë, por e ka refuzuar dokumentin. Jam shumë i bindur Serbia po e luan lojën e fajtorit, sepse po e qet Kosovën si represive karshi komuniteteve, sepse edhe ne po e përdorim fjalorin repsresiv”, theksoi Haziri.