Lajme

Kushtetuesja para katër vitesh vendosi për Asociacionin

12/23/2019 07:23
nga:B. D

Gjykata Kushtetuese më 23 dhjetor të vitit 2015, ka marrë vendim në lidhje me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.

Kërkesa për përputhshmërinë e parimeve të kësaj marrëveshje, e cila u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga presidentja e atëhershme e vendit, Atifete Jahjaga.

Në vendimin e Kushtetueses thuhej që parimet e përgjithshme, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetueses, duke e bazuar këtë në nenin  3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë është dhënë aprovimi për të vazhduar me themelimin e Asociacionit dhe kjo krejt i është lënë në dorë Qeverisë së Kosovës dhe dekretit që pritet të miratohet dhe dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

06/08/2020 23:37

Ivica Daçiq: Marrëveshja përfundimtare me Kosovën, pas formimit të Asociacionit të Komunave Serbe