Lajme

Kush triumfoi në kuizin e diturisë “The Talent Pool”?

12/07/2018 14:52
nga:Gazeta Blic

Kolegji Universum, vazhdon duke inkurajuar dijen dhe konkurrencën pozitive mes studentëve në fusha të ndryshme. Sot në Kolegjin Universum u mbajt kuizi “The Talent Pool” në mes të studentëve të Departamentit Gjuhë Angleze të tri kampuseve Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj ku studentët patën mundësi të testojnë njohuritë e tyre në aspektin akademik.

Kuizi u organizua në katër raunde me aktivitete sipas këtyre lojrave “Jeopardy”, “Blindfolded Hot Seat”, “The Whisper Challenge” dhe “Word Associations”.

E gjatë këtyre raundeve adrenalina dhe emocionet nuk munguan. Ajo çka e bëri garën akoma më dinamike e sfiduese, ishte dëshira e secilit grup të dal triumfues, e të përfaqësoj sa më mirë kampusin e tij.

Ekipi fitues i kësaj gare ishte ekipi nga Kampusi i Prishtinës, të cilët u shpërblyen me certifikata dhe dhurata simbolike nga Kolegji.

Ky nuk do jetë aktiviteti i fundit i organizuar, studentët dhe profesorët nga të gjitha departamentet janë duke u përgatitë për gara dhe evente të ngjajshme të cilat do të shpallen në ditët në vijim.

Për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në: [email protected] apo telefononi në +377 44 144 062.