BLIC.TV

Kush tentoi t’ia marrë komandën Rrustem Berishës në Koshare? Fadil Demiri zbulon të pathënat!

04/20/2019 19:36
nga:Gazeta Blic

Ish-oficeri ushtarak në Betejën e Koshares Fatmir Demiri, ekskluzivisht për emisionin “Blic InterView” ka rrëfyer të pa thënat e kësaj beteje.

Demiri, ka bërë të ditur se pas përfundimit të operacionit të parë ushtarak është tentuar t’i merret komanda drejtuesit të ushtrisë, Rrustem Berisha, nga eprorët e Ministrisë së Mbrojtjes që në atë kohë drejtohej nga Halil Bicaj.

Njësia që është kthyer prej Kosovës ka qenë e themeluar nga Ministria e Mbrojtjes. Dhjetë ditë pasi që kam shkuar unë kanë ardhur tre eprorë të Ministrisë së Mbrojtjes në Koshare, ishin dërguar nga Halil Bicaj, Ahmet Alishani, Kemajl Shaqiri dhe Sylë Kollçaku, të tre kanë qenë profesional dhe në një far mënyre kanë ardhur për të marrë komandën nga Rrustem Berisha.

Rrusta më tha se kanë ardhur eprorët me disa kërkesa, edhe unë i thash se çka të vendosësh unë të përkrahi. Ata thanë se i ka dërguar ministri Bicaj për të marrë komandën, pa prezantuar ndonjë dokument, do të thotë njëri me marrë komandën e operacionit, tjetri të rekrutimit dhe tjetri diçka tjetër, dhe Rrustemi ju ka thënë se këtu komandoj unë dhe ju mund t’i bashkëngjitni operacionit, sikur për shembull ka ardhur Fadili me na ndihmu, dhe ky send ka përfunduar dhe ata janë kthyer. Për mua ka qenë ndërprerje e komandimit eventual që e ka pasur atë ditë Ministria e Mbrojtjes”, tha Demiri, në emisionin “Blic InterView” që është prodhim i “Gazeta Blic”.

Ai po ashtu sqaroi arsyet për të cilat eprorët e dërguar nga Ministria e Mbrojtjes të asaj kohe, kishin kërkuar marrjen e përgjegjësive në drejtim të ushtrisë, duke thënë se shkak ka qenë marrja e meritave pas suksesit të operacionit ushtarak.

“Për arsye se operacioni i mori sukseset e para dhe pas suksesit, njerëzit duan të marrin rezultatin e punës së tjerëve. Aty nuk ka pasur komunikim më me Ministrin e Mbrojtjes, ndërsa me Ramush Haradinajn, Rrustemi ka kontaktuar përmes telefonit”, deklaroi Demiri.

Intervistën e plotë mund ta shihni më poshtë: