Opinion

Kush po ma renovon Komunën!?!

07/26/2018 10:16
nga:Labinot KRASNIQI

Komuna e Klinës, si rrallë ndonjë Komunë, në vitet e fundit e ka ngulfatë vetën. I kanë marrë zemrën, zemra e saj i është dhënë çdo kujt, por jo qytetarit dhe të ardhmës.

Dikur e quaja, ndërtimet që po bëhen pa pasur interesin publik po kthejnë qendrën e Klinës në një vend ku ´´´të kap përmaja´´. Në anën tjetër, mënyra së si është ndërtuar, tejkalimet e planeve urbane, nxënja e hapsirës publike, devijimi i vetë planeve të prezantuara, e bëjnë ´´zemrën´´ e Klinës, të jetë lajm i gjerë dhe i gjatë atëherë kur do të funksionoj drejtësia lirshëm dhe në interes të publikut.

Thjesht, është ndërtuar keq e pa plan, por edhe ka pasur veprime që më së paku i gëzon qytetari. Sidomos, humbja e të shtrënjtes, Shtëpisë së Kulturës ´´Jehona e Dukagjini´´ dhe shëndrrimit, tashme me lokale e banesa, fatkeqësisht.

Klina është pa shtëpinë e kulturës dhe frymmarrjen që duhet ta ketë (për të tjerët ajo është fshehur, për disa kurrë me mirë nuk ka qenë), është pa bibliotekën, që lexuesi duhet ta ketë, është pa parkun, pa hapsirën e gjelbërt, është pa trotuar, është pa ujë të pijes, pa kënde për lojëra, është pa, pa.. por, ka një shesh, që edhe pse me vonesa, po bëhet. Madje, këto vonesa nuk po i përmend kush, por shpresoj që të jetë projekt funsional, tek e fundit.

Sepse, ka qenë projekti me i parakohshëm i mundshëm dhe, thuaja, sikur të gjitha projektet madhore pa konsultim me publikun. Projekt, që u bë kur u rrënua çdo gjë e vjetër dhe u ndërtua me banesa ´´moderne´´.

Krejt në kundërshti me ndërtimin e tij, por u bë, zëri i qytetarit ishte pa rëndësi për udhëheqjen komunale. Kjo është çfarë qeverisja aktuale nuk duhet të bëjë, meqë duke kundërshtuar atë qasje kanë ardhje në pushtet. Informimi paraprakë, komunikimi me qytetarë dhe grupe të fushave përkatëse duhet të jetë rruga për të arritur tek një vendim dhe politikë publike.

Humba në çështje tjera..! Por, po kthehem tek Objekti i Komunës. Po flitet dhe jemi në fazë thuaja finale që do të filloj renovimi i këtij objekti, të cilin secili e mban mend së është lëshuar në funksion shumë vonë, po flasim për me pak së një dekadë. Në atë kohë, kishim shumë vërejtje, na akuzonin që po jemi kundër çdo gjëje.

Njëjtë thonin, edhe kur shëmbej fasada, kur pikonte uji, madje thonin në publik që instaluesit e kabllave kanë bërë dëme. Kësaj pune të madhe po i duhet ndërhyrje emergjente, madje po bëhen edhe analiza së çfarë duhet të punohet. Me mirë të thuhet nga duhet të niset, meqë ka boll për tu bërë.

Por, sa i ka kushtuar Komunës, që ka qenë ndër komunat e rralla që i ka hyrë vetë kësaj pune, duke e dhënë në koncesion një hapsirë publike, për të ndërtuar Komunën e Klinës, që me zë të lartë dikur i thonin ´´Shtëpia e Bardhë´´, por ky emërtim sikur thuhej me zë me të ulët sa me shumë që dëmtohej komuna.

Kjo, natyrisht ka ndodhur për shkak të kualitetit të punimeve. Përgjegjësi e llogaridhënie zero.

Por, sa ka kushtuar ndërtimi i objektit të Komunës?! Ka kushtuar një zemër, meqë koncesionerit i është dhënë zemra e qytetit. Madje, ´´Shtëpia e Bardhë´´ ka ndikuar në shkelje të PZHU-së, meqë Komuna lejoj shkeljen e tij, duke i lejuar ndërtimin e 2 kateve me shumë në emër të rregullimit të sallës së Kuvendit, të cilës i rrezoheshin ulëset qysh në njërën nga seancat e para pasi u lëshua në funksion.

Tash, po pyes vetën e secilin, kush po ma renovon Komunën?! Është paraja publike, e secilit qytetar të Klinës e Kosovës, meqë Komuna duhet të renovohet, duhet të rregullohet thuaja çdo gjë, duke nisur prej izolimit dhe kulmit, deri tek muri, dyshemeja, ËC-të, etj. Duhet të hiqet myki që ka kapluar ndërtesën. Shtëpia e Bardhë, është për keqardhje!

Por, a kemi mjete për të renovuar e mbuluar gabimet e të tjerëve!? Mirë, duhet të renovohet, por qeverisja e re, për të treguar seriozitet ndaj qytetarit, është dashur dhe duhet që të bëjë një raport të saktë, të thellë, qysh në kohën e vendimit për rrënim dhe ndërtim, vlerësimin e ofertave dhe fituesin për ketë partneritet publiko-privat, mandej planin e saktë të ndërtesës dhe, sidomos, hapsirën për rreth Komunës dhe ndërtesës, që i takon tashmë privatit.

Ketë raport duhet të shoh secili qytetar, secili organ e institucion shtetror. Sepse, renovimi pa saktësuar çdo gjë, do të jetë gabim i qeverisë, udhëhequr nga z. Zenun Elezaj.

Madje, në shumë raste kam theksuar së qeverisja e re, që ka në koalicion 4 parti politike, është dashur të sjellë një gjëndje reale të secilit sektor, si realitet dhe pikënisje për qeverisjen e re.

Por jo, nuk ka pasur asnjë veprim dhe është vijuar me angazhimet pa pasqyruar shumë shkelje që i kanë theksuar me qindra herë gjatë kohes sa ishin në opozitë.

Madje, nuk e përmend kush çfarë ndodhi me veturën e kryetarit Range Rover, si u bllokua, çfarë ndodhi me mijëra euro të shpenzuara për riparimin e tij, ku është..?!