Lajme

Kush po e shantazhon Gani Dreshajn? Thotë se ka video-incizime

04/15/2019 14:08
nga:L H

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka hedhur akuza të forta ndaj Policisë së Kosovës të cilët, siç u shpreh ai, po e shantazhojnë atë, shkruan Gazeta Blic.

Ai tha se “nuk mendoj që gjithmonë janë prokurori dhe gjykatësi fajtorë. Ne i kemi mësuar edhe avokatëve tu japim lekë nëse e njeh prokurorin. Ne i kemi mësuar edhe gazetarët mi shantazhu e tu ju dhanë lekë.”

Tha se policë nga departamenti i krimeve të rënda po e shantazhojnë.

“Mos të thomë që edhe policia e krimeve të rënda mu direkt me më shantazhu. Edhe mu me më shantazhu nuk mundet askush në jetë. Harrone atë punë, ata që po mundohen. Pastaj nëse ndërron aprtinë edhe aty ki me pas pasoja”, tha ai.

Përveç kësaj, ai tha se ka edhe fakte të policëve të korruptuar.

“I nderuar ministër i Punëve të Brendshme po të lus si mik mi hjek policinë rrugore prej autostrade. Se po dalin e po na tutin. Mi hjek dënimet prej 200 eurove sepse ato janë bërë për të vjedhë policia. Policia rrugore nuk ka përgatitje as me përmirsu një ndeshje në rrugë. Nuk ka fshisë, lopatë them për raste konkrete që unë i kam denoncuar. Edhe policia në rrugë janë korruptuar. Kam katër raste me incizime që marrin lekë qytetarëve”, përfundoi ai./Gazeta Blic