• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kush nga politika ju bëri drejtor të Telekomit?! Kjo është përgjigja e Bedri Istrefit!

05/14/2019 21:54
nga:Gazeta Blic

Kryshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka theksuar në “Blic Intervieë” me Astrit Gashin, ka theksuar se atë nuk e solli politika në krye të kësaj ndërmarrjeje publike.

I pyetur se kush nga politika e solli si drejtor i Telekomit, ai tha se “unë kam qenë në Telekom që 11 vjet dhe asnjë familarë nuk e kam në politikë, tash simpatizues të ndonjë partie politike secili nga ne jemi, kjo është bindje personale private”.

Ai tha se nuk ka dhe nuk pranon në asnjë mënyrë presione nga politika ose nga parapolitika.

“Nuk kam presion nga politika ose parapolitikës nuk pranoj presione të tilla, nuk pranoj në asnjë moment e çmim të jem hipotekë e politikës ose parapolitikës “, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai ndërkohë, ka ftuar të gjithë, qoftë nga politika, por edhe nga shoqëria civile që të bashkëpunojnë për tejkalimin e gjendjes në Telekom.

“Problemi është se jam i vetmi si drejtor që kur kam ardh këtu u kam bërë thirrje edhe partive politike edhe pozitë opozite, OJQ dhe ekspertëve të ndryshëm- hajde të bashkëpunojmë të bëjmë debate profesionale jo politike – Telekomi është aset shtetërorë, është pronë e shtetit dhe askush nga politika nuk guxojnë t`ia kthejnë shpindën pronës së vet. Mos të harrojë në Telekom janë mbi 2500 punëtorë, janë mbi 2500 familje”, tha Istrefi.

Ai është shprehur i bindur se do ta nxjerrë Telekomin nga gjendja në të cilën ndodhet.

“Fal punës që 11 vjet në Telekom nuk e kam pasur të vështirë që të marrë këtë përgjegjësi duke marrë parasyh se jam i familjarizuar me Telekomin, njihemi shumë mirë me stafin njihemi shumë mirë me proceset e brendshme identifikimin e prioriteteve që e krijojnë një qendureshmëri brenda TK”, tha i pari i Telekomit.

Ai ka bërë të ditur se para se të marrë këtë pozitë kam kërkuar mbështetje institucionale prej aksionarit direkt- Qeveria e Kosovës.

“Kam pasur takime me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe ai ka shprehur gatishmëri për mbështetje që të krijohet nëj qëndrueshmëri afat gjate në Telekomin e Kosovës. Jam i vetëdijshëm se me çka do të ballafaqohem dhe të caktoj targetet që të krijohet një qëndrueshmëri”, u shpreh Istrefi./ Gazeta Blic

  • #BLICINTERVIEW | Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi