Sonte me fillim nga ora 20:30 në ‘Blic Interview me Astrit Gashin’ është i ftuar ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
Haradinaj ka folur për situatën e rënduar në veri të vendit dhe kidnapimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës.
Zyrtari i AAK-së ka thënë se kryeministri Kurti këshillohet nga agjendë shqiptarë që punojnë për Serbinë.
Ai ka hedhur dyshime gjithashtu se për situatën e krijuar në veri kryeministri është në koordinim me Vuçiqin.
Për këto dhe shumë tema të tjera, ju ftoj të ndiqni intervistën e plotë me Daut Haradinajn duke filluar nga ora 20:30 në Rtv Dukagjini dhe në faqen e Facebook në “Gazeta Blic”