Lajme

Kush është më monark sipas Abelard Tahirit, Albin Kurti apo Isa Mustafa?

03/02/2020 18:21
nga:E Sh

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, duke iu drejtuar deputetëve në seancën për taksën, ka krahasuar VV-në e LDK-në, duke thënë se në komunikimet e liderëve, që ai i quajti monarkë, Albin Kurtit e Isa Mustafës, fitues del gjithmonë ky i fundit.

“Të nderuar deputetë të LDK. Ishit të gjithë të pranishëm që kryeminsitri i vendit ja u tregoj vendin. Nga pozicioni që e solli Avdullah Hotin, e pati problem me qëndru në seancë si rezultat i qëndrimit e fjalimit të tij. Por tashmë është e qartë që gjatë këtyre komunikimeve mes dy monarkëve, atij të VV e të juajin, ky i juaji gjithmonë fiton. Ju durim keni e ky gjithmonë dorëzohet para profës, e ka dobësi”.

Më tej, ka thënë se Kurti nuk po e kupton pozitën që ka dhe se po u nënshtrohet “tekeve” të tija personale.

“Si duket kryeministri nuk po e kupton pozitën që ka, as cka përfaqëson. Teket e tij personale po I bën prioritet para përgjegjësisë institucionale. Sot kryeministrit dhet t’ia rikujtojmë se populli në 1999 e ka përjetu epokën më të rëndësishme, lirinë e pas saj e kemi përjetu edhe epokën e pavarësisë. Në këto dy faza SHBA kanë qenë në krah me ne, shpesh para nesh e për ne. jashtë këtyre dy periudhave nuk ka pasë më të rëndëisshme se kjo ku jemi ku Kosova duhet të marr poziicon të qartë. Jemi para një momenti përcaktuese, por përballë kësaj papërgjegjësie për përcaktim shtetëror, kryeministri e vazhdon telenovelën e vet duke mos iu bë vonë aspak”.

“Sot ka nevojë për përcaktim shtetëror, prandaj kjo është logjika që duhet ta dominojë këtë debat. Heqja e taksës që mudnëson dialogun është tema që po ëkrkohet nga ne. që nga koha e parafushatës zgjedhore, gjatë fushatës e pas një muaji të formimit të koalicionit, Albin Kurti dhe LDK i kanë gënjy qyettarët se kanë një plan për këtë. Qeveria e shpresës pa i bë një muaj, na u kthy nga vetë partnerët e koalicionit si qeveri e izolimit”.

04/07/2020 18:03

Abelardi Tahiri i reagon Haxhiut për shpnezimet: Unë si kam përdorur veturat zyrare për ti dërguar fëmijët në çerdhe!