Lajme

Kush e mundi Ramush Haradinajn në Kamenicë dhe sa vota mori Shpend Ahmeti (Lista e plotë e koalicionit AAK-PSD)

10/10/2019 11:23
nga:Gazeta Blic

Koalicioni AAK-PSD në komunën e Kamenicës ka dalë e treta në zgjedhjet që u mbajtën të dielën.

Komuna që udhëhiqet nga nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati, ka arritur të marrë 15,07% ose 2 mijë e 344 vota.

Nga ky koalicion, kandidati me numër 90 në listë, Faton Jakupi ka marrë 1 mijë e 860 vota më shumë se kandidati i këtij koalicioni për Kryeministër, Ramush Haradinaj i cili është renditur i dyti me 1 mijë e 445 vota. Kryetari i Prishtinës dhe PSD-së, në Kamenicë ka marrë vetëm 51 vota.

Kjo është renditja e kandidatëve për deputetë nga koalicioni AAK-PSD në Kamenicë:

  • Faton Jakupi 1860
  • Ramush Haradinaj 1445
  • Gëzon Kastrati 1380
  • Rexhep Kadriu 807
  • Ahmet Isufi 560
  • Besa Baftiu 363
  • Shpend Ahmeti 51

Në zgjedhjet e 6 tetorit, koalicioni AAK-PSD zuri vendin e katërt me 11,57% ose 92 mijë e 149 vota, pas Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së dhe PDK-së.