Sporti

Kush e ka fituar më shumë Kupën e Kosovës që nga viti 1999?

05/25/2019 15:26
nga:M K

Feronikeli mbrëmë u kurorëzua edhe me titullin e dytë, njëkohësisht të tretin për këtë edicion.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit fituan Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhtën Trepçën’89 me rezultat bindës, 3-1, shkruan GazetaBlic.

Kjo nënkupton se edhe Superkupa u takon atyre, pasi sipas rregullave në Superligën e Kosovës, nëse fituesi i kampionatit e merr edhe kupën, atëherë Superkupën e fiton automatikisht.

Për skuadrën nga “Rexhep Rexhepi”, ky ishte titulli i tretë i kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin kosovar, i fituar nga ta në periudhën e pasluftës.

Kështu, bardhë e gjelbërit barazojnë Besën e Pejës, teksa kanë një më pak se Prishtina që kryeson.

Fituesit e Kupës së Kosovës që nga viti 1999

1999/2000 – Gjilani

2000/2001 – Drita

2001/2002 – Besiana

2002/2003 – KEK-u

2003/2004 – Kosova e Prishtinë

2004/2005 – Besa e Pejë

2005/2006 – Prishtina

2006/2007 – Liria

2007/2008 – Vëllaznimi

2008/2009 – Hysi

2009/2010 – Liria

2010/2011 – Besa Pejë

2011/2012 – Trepça ’89

2012/2013 – Prishtina

2013/2014 – Feronikeli

2014/2015 – Feronikeli

2015/2016 – Prishtina

2016/2017 – Besa Pejë

2017/2018 – Prishtina

2018/2019 – Feronikeli

/GazetaBlic/

02/10/2019 13:48

Zhbllokohet sfida në Gjakovë, vjen goli i parë në duelin Vëllaznimi-Drita