BLIC.TV

Kush e denoncoi në Polici ‘skemën e mashtrimeve me viza”, tregon Milaim Zeka

06/07/2019 22:57
nga:A. R.

Deputeti Milaim Zeka për Blic Interview ka potencuar se ka qenë vetë ai i cili e ka paraqitur në Polici, skemën e mashtrimit me viza.

Ai thotë se kur ka dëgjuar për mashtrimin me viza nga ana e një ish-miku të tij, ai së bashku me të, kanë shkuar në Polici dhe e kanë denoncuar rastin.

Zeka shtoi se si është e mundur që Prokuroria ka intervistuar afër 900 dëshmitarë dhe asnjëri prej tyre nuk ia ka përmendur emrin.

Deputeti Zeka po ashtu në këtë intervistë ka folur ekskluzivisht për formimin e partisë së re nga ana e tij dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me jetën e tij politike.

Zeka ka treguar edhe emrin e top-listës së politikanëve që sipas tij e kanë shkatërruar Kosovën.

Po ashtu ai tregoi a flet me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin dhe pse vendosi që mos të shkojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.