Euro2024

Kush dështoi në këtë Europian? Marca publikon formacionin më të dobët

07/14/2024 08:46
nga:Lorik J

Gazeta spanjolle, Marca publikoi 11-shen më të dobët të Kampionatit Evropian. Më saktësisht, gazetarët e kësaj gazete spanjolle e kanë grumbulluar skuadrën në formacionin 4-3-3 dhe në përshkrim kanë shkruar se është një ekip lojtarësh që ka dështuar më shumë në Euro, krahasuar me atë që pritej prej tyre para kompeticionit.

Së bashku me Italinë, Serbia është e vetmja kombëtare që ka dy përfaqësuese në 11-shen më të dobët. Në mesfushë hyri Sergej Milinkovic-Savic, ndërsa në sulm zuri vend Dusan Vlahovic. Mbrojtësit Giovanni Di Lorenzo dhe Gianluca Mancini përfaqësojnë Italinë dhe i vetmi kroat në këtë ekip është portieri Dominik Livakovic.

Cristiano Ronaldo (Portugali), Romelu Lukaku (Belgjikë), Scott McGinn (Skoci), Dominik Szoboszlai (Hungari), Oleksandr Zinchenko (Ukrainë), Anders Christensen (Danimarkë) janë lojtarët e mbetur në 11-shen më të dobët.

/GazetaBlic Sport