Lajme

Kusari- Lila: “Fitili” i tensionit Kosovë – SHBA është në Prishtinë

03/11/2020 00:02
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së situata nëpër të cilën po kalon vendi kur bëhet fjalë për raportet me SHBA-në nuk është më e mira.

Por ajo ka treguar se në dy vitet e fundit të pakta kanë qenë situatat e lehta për Kosovën.

Ajo është e bindur se një pjesë të madhe të fajit për këtë situatë e ka edhe Prishtina.

“Është prej atyre situatave ku tensioni po ngrihet më shumë nga brenda se nga jashtë”, ka thënë Kusari-Lila. “Të gjitha reagimet që vijnë prej SHBA-së duhet marrë me seriozitet të madh”.

E për presionin e SHBA-së ndaj Kosovës për heqje të taksës, kryesisht nëpërmjet shënimeve në rrjetet sociale, ajo çuditet se si nuk ende reagim të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. Sipas saj, ambasada është për këto punë, që të forcojë mesazhet e shtetit që përfaqëson.

Kryetarja e Alternatives tregon se ka në Kosovë, brenda spektrit politik ka reagime pasiononte. Thotë se ka ende hapësirë për dialog të brendshëm.

“Nuk e kemi konsumuar për brenda dialogun, vërejmë reagime të menjëreshme, pasiononte. Nuk është analizuar nëse nesër hiqet taksa, si do të vazhdojë dialogu, cili do të jetë roli i presidentit dhe i Qeverise”, ka thënë ajo.

Ajo është skeptike se presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, do të firmoste një marrëveshje finale me Kosovën në kohën kur pritet të mbahen zgjedhjet në këtë vend.

Kusari-Lila ka kritikuar edhe presidentin Thaçi, si nxitësin kryesor të kësaj situate me SHBA-në.

Për vizitën në Uashinton, ku është takuar më zyrtarët amerikanë si dhe presidentin e Serbisë, Vuçiq, tha se Thaçi nuk ka zbuluar asgjë.

“Në konferencën e mbajtur në Prishtinë pas kthimit nga SHBA-ja, Thaçi nuk ka thënë asgjë përmbajtësore. Kemi parë vetëm qëndrimin e Grenellit”, ka thënë ajo.

Për taksën ndaj Serbisë ka thënë se duhet hequr ashtu siç ka propozuar kryeministri Albin Kurti, hap pas hapi.

Taksa sipas saj ka tejkaluar efektin dhe se vendosja e sak ishte derivat i një politike çakorduese.

E për opozitarët që tash thirret për mbajtje të raporteve të mira me SHBA-në, Kusari-Lila kujtoi edhe rastet kur të njëjtit kur ishin në pushtet dhe nuk vepruan në shmë raste siç këshillonte SHBA-ja.

“Gjithë janë bërë bashkë dhe thërrasin në sentimentin e Amerikës. Populli e di të vërtetën”, tha ajo.

Ajo ka shtuar se sot është më së lehti që Qeveria Kurti të karakterizohet si anti-amerikane dhe sipas saj këtë po e bëjnë ata që nuk po e pëlqejnë rendin e ligjin në vend.

“Ata kanë sikletin e tyre. Kjo situatë po nxitet nga brenda. Të njëjtit nuk kanë reaguar në thirrjet e ambasadës së SHBA-së dhe Britanisë kur kanë reaguar për korrupsionin e punësimet e paligjshme. Thoshin janë procese”.

Po ashtu ka kritikuar edhe partnerin e koalicionit, LDK-në për qëndrime shpesh herë të ngutshme kur bëhet fjalë për taksën dhe raportet me SHBA-në.

Deputetja e PDK-së: Raportet me ShBA-të po rrezikohen nga Albin Kurti

03/19/2020 22:03

Kusari – Lila apelon të mos procedohet mocioni: Të vendoset taksa para pandemisë është absurde