Lajme

Kusari-Lila: Dje ndodhi një maskaradë politike, do të kthehemi më të fortë se kurrë!

03/26/2020 09:15
nga:Y I

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar e indinjuar për atë që ndodhi mbrëmë.

Kusari-Lila thekson se dje ndodhi një maskaradë politike në mes të Pandemisë që mori jehonë në të gjitha mediat botërore.

“Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe” shkruan Kusari-Lila në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosova jonë,

Dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.
Ashtu sikur e prezentova në fjalimin tim dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimim e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore.

Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe.

Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë.
Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerzit e saj.

Të ❤️ Kosovë 🇽🇰