Lajme

Kusari flet e emocionuar: Valbona kërkoj ndihmë nga shteti, por nuk iu dha

08/10/2018 12:05
nga:Q F

Kryetarja e Alternatives, Mimoza Kusari Lila ka folur me shumë emocione në protestën që po mbahet për vrasjen e Valbona Markut dhe vajzës së saj.

Ajo ka thënë se Valbona kishte kërkuar nga ndihmë nga shteti për vete dhe për vajzën e saj, por se shteti i korruptuar nuk e mbrojti.
Kusari ka shtuar se ‘zgërdhirja’ nuk duhet të përdoret për dhunën në familje, dhe se askush nuk duhet ta marrë këtë vetëm si një rast tjetër, por duhet alarmuar dhe ndaluar rastet e tilla.

Ajo i është drejtuar edhe institucioneve shtetërore me këto fjalë

“Është një nënë që u varros bashkë me vajzën, dhe kjo duhet tju shkund juve nga karrikat, Boll moo, se jeta nuk mundet me marr jetë, e me varros vajza në lulen e rinisë. Ngushëllime për të gjithë familjen e miqtë, por kjo nuk duhet të kalojë kështu, kjo duhet të ju alarmojë” ka thënë Kusari Lila.

/GazetaBlic/