Lajme

Kusari e Deda me mijëra euro borxh shtetit

03/26/2019 19:44
nga:A. R.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në zgjedhjet lokale të 22 tetorit të 2017-tës kishte shqiptuar gjoba për subjektet politika të cilat nuk e respektuan Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Shuma e gjobave të shqiptuara për dy raundet e zgjedhjeve lokale ishte mbi 257 mijë euro.

Ndonëse shumica e subjekteve politike të vendit ishin të sakta dhe paguan pa vonuar shumë borxhin ndaj PZAP, megjithatë ka akoma të tilla që s’kanë kryer obligimin që u takon.

Mulë Desku, kryesues i sekretariatit te PZAP-it ka thënë për Indeksonline se për dy raundet e zgjedhjeve të 2017-tës u shqiptuan gjoba në vlerë 257 mijë e 350 euro, prej tyre 251 mijë e 450 janë paguar, kurse kanë mbetur pa u paguar edhe 5900 euro.

Desku ka bërë të ditur se Alternativa është partia që ka akoma borxh 3700 euro si dhe KTAP e cila i detyrohet PZAP-it edhe 2200 euro.

Indeksonline ka kontaktuar me kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila e cila ka thënë se deri në fund të qershorit do të paguajnë edhe pjesën e mbetur të borxhit, siç janë dakorduar me PZAP.

“borxhin e kemi programuar dhe kemi paguar me rregull të gjitha këstet deri më tani. Të fundit e kemi në qershor dhe atëherë shlyhet komplet borxhi i Alternativës”, ka thënë Kusari-Lila.

Sipas të dhënave nga PZAP, gjobat e shqiptuara ndaj partive janë si në vijim:

1. LDK= 78,550.00 €, ka paguar në tërësi gjobat 78,550.00 €

2. PDK= 34,950.00 €. ka paguar në tërësi gjobat 34,950.00 €,

3. LVV= 39,400.00 €, ka paguar në tërësi gjobat 39,400.00 €,

4. AAK= 17,200.00 €, ka paguar në tërësi gjobat 17,200.00 €,

5. AKR= 20,050.00 €. ka paguar në tërësi gjobat 20,050.00 €,

6. NISMA= 6,950.00 €, ka paguar në tërësi gjobat 6,950.00€,

7. KDTP= 2,450.00 €, ka paguar në tërësi gjobat 2,450.00 €,

8. PDAK= 250.00 €, ka paguar në tërësi gjobat 250.00 €,

9. PAI= 250.00 €, ka paguar në tërësi gjobën 250.00 €,

10. LEV.PËR BASHKIM- LB= 250.00 €. ka paguar në tërësi gjobën 250.00 €,

11. L. SERBE= 38,550.00 €. ka paguar në tërësi gjobat 38,550.00 €,

12. PLE= 300.00 € ka paguar në tërësi gjobën 300.00 €,

13. GISDP. O.Ivanovic= 550.00 € ka paguar në tërësi gjobën 550.00 €,

14. ALTERNATIVA= 15,450.00 €, Ka paguar 11,750.00 € ndërsa pjesën tjetër të borxhit në shumë prej 3.700.00 € do ta paguaj në këste sipas një marrëveshje/ujdie të arritur në mes të PZAP-it dhe Subjektit Politik Alternativa.

15. KTAP= 2,200.00 € Nuk ka paguar.

“PZAP-i në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjet tjera të aplikueshme të Republikës së Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet procedurale për inkasimin/përmbarimin e këtij borxhi nga subjekti politik në fjalë”, ka theksuar Desku.

11/14/2019 17:21

Rinumërimi i rreth 90 për qind të vendvotimeve dëmton procesin zgjedhor