• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kurtin apo Haradinajn, ja kë zgjedh Shpend Ahmeti për partner qeverisës

12/28/2018 22:53
nga:FL.B

Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kërkuar në “BlicInterview” që të zgjedhë në mes të kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj por ky i fundit ka insistuar se gjithçka varet prej interesave të PSD-së.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të bashkëpunojë edhe me Kurtin me të cilin kohët e fundit i kanë ftohur marrëdhëniet.

Krejt varet prej fuqisë politike të cilën e kemi. Krejt varet se çka bëhet me socialdemokracinë në Kosovë, varësisht se kënd e përkrahim ne. Pra, nuk e përjashtojmë asnjërin nga këto dy opsione, unë e kam thënë shumë herë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, edhe me Ardhmërinë e Kosovës por kjo varet kryekëput prej interesave të subjektit tonë që nuk ka të bëjë me njerëz por ka me politikat tona,” – ka thënë Ahmeti.

/© GazetaBlic /

06/16/2019 21:23

Shkuan për vikend në Shqipëri, kolona të gjata të kosovarëve në kufi