Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për Itali.
Sipas një njoftimi për medie nga Zyra e Kryeministrit, të enjten Kurti do ta vizitoj Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takohet me Papa Françeskun si dhe sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Itali.
Nesër kryeministri do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan ku do të takohet me Papa Françeskun dhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.