Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur situatë të montuar bisedën telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari –Lila me Milan Radojiqiçin.
“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dine se kush ka bashkëpunuar dhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikur tash dhe nuk qëndron në qeveri. Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që është i lirë në Serbi”, u shpreh Kurti.
Tutje ai tha se Kusari-Lila, nuk është anëtare e VV-së, dhe edhe nëse do ishte me të do merreshin komisionet e jo ai si kryetar.
“Po e kuptoj që po përpiqeni ta dramazitoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, si u pre e nga kush u organizua. Unë jam kryetar I VV-së, Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së edhe po të ishte për këso gjërash ka komisione brenda VV-së, nuk e ka VV-ja kryetarin diktator që merr vendime siç do kishte dëshiruar dikush”, tha ai.