Lajme

Kurti thotë se peticioni “Duam Zgjedhje” do të thyejë rekord, gruaja e moshuar i dhuron lule

06/10/2020 17:39
nga:E Sh

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka vizituar sot komunën e Suharakës për të përcjell aktivitetin e nënshkrimit të peticionit me kërkesën për zgjedhjet të reja.

Kurti tha se ky peticion pritet të thyej rekord duke qenë më i madhi që nga paslufta në Kosovë.

“Është shumë e rëndësishme që ky peticion të jetë sa më i madh, e tashmë dihet që ka me thy rekordin e peticioneve të mëhershme dhe do të bëhet peticioni më i madh i pasluftës, në mënyrë që qytetarët të zgjedhin, me sjellë legjitimitet të freskët, qartazi s’kem pushtet ashtu si çdo qytetari”.

Ish-kryeministri porositi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që asnjë qytetar të mos mbetet pa e nënshkruar petitcionin.

“Andaj merruni me seriozitet e punoni që asnjë qytetar që e do nënshkrimin e këtij peticioni mos të ngelet pa e nënshkruar”.

Edhe pse moti me shi qytetarët kishin dalë për ta pritur kreun e Vetëvendosjes, madje duke i dhuruar edhe lule.

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje ka publikuar një video të vizitës së Kurtit, të publikuar nga Suhareka Online.

07/31/2020 08:29

Kurti: Sivjet kjo festë na gjen të vënë në sprovë prej një pandemie të rëndë e të rrezikshme!