Lajme

“Kurti tha nuk e hjeki tarifën sepse ekziston një marreveshje sekrete, por e hoqi si veprimin e fundit dëshpërues për ruajtjen e pushtetit”

03/21/2020 11:41
nga:Gazeta Blic

Ish- deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas heqjes së taksës nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Krasniqi ia ka kujtuar një deklaratë Kurtit të thënë në Kuvend, se nuk e heq tarifën nga rreziku i një marrëveshjeje sekrete, raporton Gazeta Blic.

Dhe tash pyet Krasniqi, çka ndodhi me marrëveshjen sekrete.

Reagimi i plotë:

Tha: nuk e hjeki tarifën sepse ekziston njē marreveshje sekrete.

Sot e hoqi tarifën si vendimi i fundit dëshpërues per ta ruajtur pushtetin e tij.

Tash, ose na ka rrejt për marrëveshje sekrete, ose kur vjen puna me e ruajt pushtetin nuk brengoset për “marrëveshjen sekrete”.

Këshilltari i Kurtit: Mocioni po bëhet vetëm që të mundësohet marrëveshja Thaçi-Vuçiq

05/23/2020 23:17

Krasniqi: Koronavirusit i ka ardhur fundi, kështu festojeni Bajramin