Lajme

Kurti: Të dorëhequrit, përsëritës të PDK-së

01/11/2018 13:10
nga:Gazeta Blic

Një reagim i ashpër lidhur me situatën e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje ka ardhur nga zëdhënësja, Tinka Kurti.

Përmes një postimi në Facebook , Kurti tha se të dorëhequrit e deritanishëm nga LVV po drejtojnë etikata ndaj partisë, ngjajshëm me kundërshtarët klasikë të tyre.

“Prej të gjitha ‘kritikave’ asnjë nuk ishte e re nga faksioni. As nuk e kanë marrë mundin të bëjnë një analizë apo të shpikin diçka. Japin informacione të shkëputura e deklarata të përçarta. Shkruajnë materiale me subjekt dorëheqjen që e bëjnë tekstin lajm të botueshëm. Kritikat (kryesisht etiketa shpifëse) që po përdoren, që kundërshtarët e Lëvizjes i kanë shpikur ndër vite, e tash po ripërpohen dobët”, shkroi Kurti.

Ajo po ashtu krahasoi akuzat e këtyre personave me qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

“E prej të gjitha etiketimve më hipokritja është kur quhet ‘oportunist’ kushdo që mbron sot të drejtën, kur thjesht ngulmon e habitet “pse jo Albini?”. Kampi i vogël i të arratisurve nga e drejta elementare, sot e përsërisin PDK-në. E kanë përpunuar fjalë për fjalshëm “e keni për pushtet”. Asnjëherë nuk është mirë me folë veç prej pozicionit ku përket, e përkatësinë e të cilit e ka përcaktuar një interes meskin”, përfundoi ajo.

Tinka Kurti, VV

Lëvizja Vetëvendosje së fundi është përballur me një numër të konsiderueshme të dorëheqjeve.

Deri më tani, Lëvizjes Vetëvendosje nga kryesia i janë larguar 6 deputetë.

Vetëvendosje është themeluar si organizatë në vitin 2004. /Gazeta Blic/

09/03/2018 21:36

Të rrezikshme dhe absurde po e konsideron Kadri Veseli seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita!