Lajme

Kurti takoi drejtoren për Evropë Juglindore të konferencave të “The Economist”, flet për të arriturat e Kosovës

07/07/2022 19:57
nga:Astrit Gashi

Në margjina të Tryezës së Rrumbullakët të The Economist Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi drejtoren për Evropën Juglindore të konferencave të The Economist, Nectaria Passarivakis.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një komnikate për medie.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, përfshirë këtu edhe planet për një tryezë ndërkombëtare të rrumbullakët të revistës së mirënjohur britanike në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, Kurti tregoi për të arriturat e Kosovës, raportet në Ballkanin Perëndimor, si dhe aspiratat evropiane dhe euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

Në këtë tryezë të The Economist po marrin pjesë krerë shtetesh e diplomatë të rangut të lartë, politikanë të shquar e studiues eminentë nga e gjithë bota.