Lajme

Kurti: Sot jeni privuar nga lutjet në xhami, ky mëngjes feste është më ndryshe!

05/24/2020 10:09
nga:Norë Kelmendi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi, ka uruar festën e Fitër Bajramit, shkruan GazetaBlic.

Kurti përmes kësaj videoje, ka thënë se mirëkuptimi që besimtarët kanë sjellë sot, është angazhim i solidaritetit për ruajtjen e shëndetit të të tjerëve, ani pse janë privuar nga lutjet e tyre në xhami.

Ai tutje thotë se e , mëngjesi i festës është më ndryshe, duke u shprehur se e pazakonta e pandemisë, u kthye në përkushtim të sakrificave të vogla, por që kontributi i tyre është i madh.

Deklarata e plotë:

Me fat Fitër Bajrami, për një muaj në iftar keni shtruar sofrën duke ndarë kafshatën me lutje e shpresë për një agjërim të pranueshëm.

Festa e Bajramit, është festë gëzimi, në të cilën mblidhen familjarët e miqtë për urime, kësaj radhe, mëngjesi i festës është më ndryshe, e pazakonta e pandemisë, u kthye në përkushtim të sakrificave të vogla, por që kontributi i tyre është i madh.

Edhe pse jeni privuar nga lutjet tuaja në xhami, mirëkuptimi që keni sjellë, është angazhim i solidaritetit për ruajtjen e shëndetit të secilit prej nesh, në veçanti sot po u’a uroj Bajramin bashkëatdhetarëve tanë në mërgim që nuk patën mundësinë të vijnë për festim në vendlindjen e tyre, ata vazhdojnë të na ndihmojnë aq shumë.

Nëse dikur festonim bashkë, sot po festojmë vetëm në shtëpitë tona me kujdes të shtuar e disiplinë.

Paçit mbarësi e mirësi, harmoni e begati në familjet tuaja. Urime Festën!

Me fat Fitër Bajrami!

Me fat Fitër Bajrami!

Publiée par Albin Kurti sur Dimanche 24 mai 2020

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria